Rusia ka ndërmarr një sulm “masiv” gjatë natës së sotme në infrastrukturën energjetike në Ukrainën perëndimore dhe jugore, tha të shtunën ministria e Energjisë e Ukrainës.
“Pajisjet në objektet (operatori) Ukrenergo në rajonet Zaporizhzhia dhe Lviv u dëmtuan”, tha ministria, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se dy punonjës u plagosën dhe u shtruan në spital në Zaporizhzhia.