Gjyste Vulaj ka menduar të ndajë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto romantike me bashkëshortin e saj.
Këngëtarja publikoi një foto teksa puthej në buzë me partnerin e saj, Sokol Vulajn nga pushimet në Kapadokia.
Çifti duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin teksa shkëmbejnë puthjen romantike. Gjystja mendoi që ta lërë pa përshkrim foton e bukur, por megjithatë imazhi flet vetë dhe nuk ka nevojë për koment.
Ajo dhe Sokol Vulaj janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ndërsa Sokoli është dhe menaxheri i saj.