Federata e Futbollit e Kosovës e zyrtarizoi sot selektorin e ri të Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha.
Trajneri slloven do t’i drejtojë “Dardanët” në vazhdim të kualifikimeve për “Euro 2024”, shkruan Gazeta Express.
Kjo përzgjedhje duket se nuk i pëlqyer Tahir Batatinës, i cili ditë më parë kishte shpallur kandidaturën për pozitën e selektorit.
Trajneri i Llapit vlerësoi se Kosovës i duhet një lider, pasi sipas tij, trajner të nivelit të Glihas ishin edhe dy të kaluarit; Bernard Challandes dhe Alain Giresse.
Postimi i Tahir Batatinës (pa ndërhyrje):
“Na duhet lider se trenera i patum dy të kti niveli. SUKSESE KOSOV”.