spot_img

Nuk u vërejt për asnjë moment në fushë, Lewandowski: Ndaj Shqipërisë ishte ndeshje për turp

spot_img

Ka kohë që Përfaqësuesja e Polonisë në futboll nuk ka kaluar momente më të vështira.

Polakët janë mposhtur në Tiranë nga Shqipëria me rezultat të pastër 2-0, me kuqezinjtë që kanë bërë një hap para për t’u kualifikuar në Euro 2024 dhe me Poloninë që kanë bërë një hap mbrapa.

Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski ka pasur një ndeshje skandaloze, edhe për meritë të dy qendërmbrojtësve shqiptarë kapitenit Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajlit që bënë një ndeshje të madhe.
Ylli i Barcelonëas e ka quajtur si një turp duelin me Shqipërinë, pasi përfaqësuesja e tij nuk arriti në asnjë moment ta rrezikoj portën shqiptare.

“Ditët e fundit iu kushtuan kryesisht kombëtares, pasi në shtator luajtëm dy ndeshje të eliminatoreve të Euro 2024″.

“E para, edhe pse pas një loje të dobët, përfundoi me fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja tjetër është një turp i plotë me Shqipërinë, pasi humbëm 2-0”, deklaroi sulmuesi polak.

Aktualisht Shqipëria është e para në Grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Republika Çeke dhe Moldavia si dhe katër më shumë se Polonia. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img