Nxënëset e Institucionit të Arsimit Profesional ‘Skënder Luarasi’ në Suharekë, u shquan për punën vullnetare. Melina Ramadani, Sonila Krasniqi, Eljesa Kuçi dhe Arbenisa Thaqi pikturuan çerdhet e fëmijëve duke i lumturuar ata pa masë.
Për këtë veprim ato u nderuar me mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, për angazhim dhe punë vullnetare.
‘Ato u angazhuan në pikturimin e mureve në disa çerdhe të fëmijëve dhe në ambulancën e komunës sonë. Këto vajza nderuan veten, familjen dhe shkollën tonë’ thuhet ndër të tjera nga drejtori i këtij instutucioni, Hamdi Bytyqi.