Kryetari i Degës së LDK-së në Skënderaj, Isa Fejzullahu, është lidhur drejtpërdrejt mbrëmë, për ti replikuar anëtarit të LDK-së, Gani Gecit.
Kjo për shkak se ky i fundit gjatë intervistës, ia përmendi emrin Isa Fejzullahut.
Me t’u lidhur në emision, Fejzullahu tha se “Unë jam LDK nga themelimi i LDK-së dhe asnjëherë nuk e kam devijuar rrugën e LDK-së”.
Geci i ka replikuar menjëherë duke i thënë se “Ne të kemi pru në LDK. Ti e di këtë punë që as me shkru s’ke ditë, të kemi mësu me shkru”.
Geci nuk është ndalur me kaq, ai i ka thënë Fejzullahut se “Juve iu kanë rrahë në luftë që e ke pasë jaran një serb të Shtërpcës. Unë e di mirë kush je ti”.
Ja pjesa nga përplasja: