spot_img

Objektivat e Dukagjinit, “Tiki-Taka”, forma e shkëlqyeshme, flet Përgjokaj i Dukagjinit

spot_img

Ballkani doli i pari në tabelën e Superligës së Kosovës pas fitores në derbi ndaj Dritës, duke tejkaluar Prishtinën, që ka rënë në vendin e dytë. Pas tyre, është befasia e kësaj sezone, Dukagjini, i cili ka po aq pikë sa dy skuadrat e para.

Klubi nga Klina e nisi mjaftë mirë sezonin, nën drejtimin e Ismet Munishit, mirëpo pas një periudhe jo të mirë rezultatesh nga fundi muajit shtator e deri në fillim të nëntorit, trajneri i njohur kosovar u largua nga klubi.

Me largimin e Munishit, Dukagjini e emëroi menjëherë zëvendësuesin e tij – një lëvizje që shumë pak e kishin pritur, por që deri më tani po i del një vendim goxha i saktë.

Klinasit e caktuan Ndue Përgjokajn në krye të skuadrës, i cili ishte pjesë e stafit të Ismet Munishit.

Në një intervistë me “Gazetën Express”, Përgjokaj ka folur për marrëdhënien e tij me Ismet Munishin.

“Po në futboll si lojtar, po ashtu edhe si trajner, duhet të mësosh çdo ditë. Edhe unë si trajner normalisht që mësoj dhe tentoj çdo ditë të përmirësohem. Me trajnerin Ismet kam kaluar shumë mirë dhe kam raporte të shkëlqyera”, tha ai fillimisht.

Pasi e mori drejtimin e skuadrës, Përgjokaj, 38-vjeçar, Dukagjini ka tri fitore në tri ndeshje. Bardhegjelbërit nga Klina fituan në udhëtim te Ferizaj e Llapi, teksa në shtëpi e mposhtën Drenicën. Në këtë periudhë, Dukagjini ka shënuar pesë gola, teksa nuk ka pranuar asnjë.

“Po, patjetër që jam i gëzuar për këë fillim, jam shumë i kënaqur me formën dhe karakterin e lojtarëve që po tregojnë në çdo ndeshje në vazhdimësi”, tha ai më tutje.

Në vazhdim, Përgjokaj bëri me dije se cili ishte mezazhi i parë që ia dha lojtarëve, posa e mori drejtimin e Dukagjinit.

“Mesazhi im i parë për futbollistët ka qenë se kemi cilësi në ekip dhe qëllimi është të marrim ndeshje pas ndeshje dhe kështu deri tash jam shumë, shumë i kënaqur me futbollistët”, vazhdoi trajneri i klinasve.

Dukagjini, siç thamë më parë, është i treti në tabelë, mirëpo ka pikë të njëjta me liderin Ballkanin dhe me Prishtinën. Përgjokaj bën me dije se nuk po e mendojnë titullin, teksa objektiv momentalisht është vetëm Evropa.

“Për momentin nuk po mendoj për titullin, qëllimi është Evropa dhe të përfundojmë këto ndeshje që kemi në mënyrën më të mië, pastaj do të shohim…”, bëri me dije ai.

Përgjokaj flet edhe për futbollistët e tij dhe konkurrencën që ka përbrenda skuadrës.

“Po, me të vërtetë e kemi një grup të mirë të lojtarëve dhe e mira është që djemtë po tregojnë me të vërtetë karakter dhe mentalitet fituesi, brenda fushës kjo na karakterizon. Patjetër që konkurrenca e shëndoshë brenda ekipit është shumë e nevojshme dhe lojtarët që po inkuadrohen nga banka po tregojnë nivel të lartë dhe mendoj që kjo është një pikë shumë e fortë te ne”, vazhdoi ai.

Trajneri 38-vjeçar bën me dije se stili i lojës së tij është “Tiki-Taka”, por për të më të rëndësishme janë rezultatet.

“Çdo herë më ka pëlqyer loja në hapësira të vogla dhe e adhuroj lojën ‘Tiki-Taka’, po për këto ndeshje e rëndësishme është t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë futbollistët”, përfundoi ai.

Dukagjini i Përgjokajt rikthehet në aksion këtë të mërkurë, në përballjen e Kupës së Kosovës ndaj Ramiz Sadikut./GazetaExpress/

NGJARJE TË TJERA

spot_img