Oftalmologu Samir Bytyqi ka dal me një reagim publik në profilin e tij në Facebook ku ka deklaruar se për shkak të inateve po i mohohet e drejta që të ushtrojë profesionin e tij në QKUK.
Mjeku nga Suhareka e ka bërë këtë reagim pas publikimit të konkursit për dy specialist të ORL-së në QKUK.
“Përderisa QKUK dhe Kosova në përgjithësi përballen me ikjen e mjekeve të specialiteteve të ndryshme, unë qe dy vite që kur kam specializuar perballem me mohimin e të drejtes që ta ushtroj profesionin ne Kliniken e Syve, pikërisht nga politikat dhe inatet personale dhe teket e dikujt q ndoshta as idenë nuk e kanë që nga kjo në një të ardhme të afërt do të vujanë vetem pacientet”, ka shkruar Bytyqi në reagimin e tij.
“Gjithë ai mund dhe sakrificë është bërë që një ditë me dashuri dhe humanitet t’i shërbejmë vendit dhe qytetarve, por ja që kjo pengon individë të caktuar dhe të tillet duke menduar të të bëjnë dëm ty, janë duke demtuar vet qytetaret dhe shtetin e Kosoves. I beje thirje publike të gjithe akterve që të reflektojnë sa nuk është bërë vonë, sepse të drejten për ushtrim te profesionit e kemi arritur me djerse dhe shumë sakrificë”, ka thënë Bytyqi.