Grace Meachim, 32 vjeç dhe James Meachim, 34 vjeç, ishin të bindur se do të kishin vetëm tre fëmijë, dhe James madje ishte në listën e pritjes për një vazektomi (procedurë kirurgjikale për sterilizimin e mashkullit), në dhjetor të vitit të kaluar.
Por kur Grace u zgjua që në orët e para të mëngjesit për të marrë një paracetamol dhe të pinte një filxhan çaj, ajo papritmas lindi në tualet edhe pse nuk e dinte që ishte shtatzënë.
Ajo ndieu t’i plasnin ujërat dhe e tmerruar filloi të ulëriste.
James dhe djali i tyre i madh Tyler, 13 vjeç, thirrën për një ambulancë, por Grace mirëpriti Sienën e vogël në shtëpinë e tyre.
Të dyja, mamaja dhe foshnja 3 kg, më pas u dërguan në spital dhe u vlerësuan të shëndetshme.
Ajo u shpreh:
E kuptova se çfarë po ndodhte dhe u trondita. Gjithë sa mbaj mend mend është se thashë “oh zot, a po ndodh kjo me të vërtetë? ” Burri dhe djali ynë i madh erdhën duke vrapuar. Jakobi thirri ambulancën dhe unë bërtita “ka diçka që vjen”. Brenda disa sekondash James mbante në duart e tij fëmijën, dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt.