Operacioni “Karaburuni” i policisë italiane ka përfunduar me sukses sipas autoriteteve atje, operacion ky kishte të bënte me personat që merreshin me trafikimin dhe shpërndarjen e tonelatave të drogës nëpër vendet më të njohura të Europës, shkruan Gazeta Metro.
Në pranga gjatë këtij operacioni kanë rënë 237 italianë, në mesin e tyre 90 shqiptarë nga Shqipëria dhe 27 të tjerë nga Kosova.
Këta persona dyshohen se kanë pasur një linjë të trafikimit të drogës së fortë si kokainë e heroinë apo edhe marjuanë të importuar në Itali nga Shqipëria, Turqia, Holanda, Spanja, Belgjika, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Franca, Gjermania, Kosova.
Po ashtu ata akuzohen edhe për prodhim dhe tregtim të paligjshëm të një përzierje të paracetamolit dhe qitro-kafeinës, me ngjyra artificiale dhe që përdoreshin për të përzierë heroinën.
Të gjithë hetimin deri tani dhe planin për kapjen e tyre e udhëhoqi Prokurori Publik i Lamezia Terme, Salvatore Curcio dhe nga zv.prokurori i Catanzaro Domenico Guarascio.
Sipas asaj që rezultoi pas hetimeve, banda kriminale drejtohej nga Francesco Abbruzzese (i quajtur “dentuzzo”) Giovanni Guidi Antonio Angelo Pelle, Massimo Albanese si dhe nga vëllezërit shqiptarë Edmond dhe Alfred Beqiri/ Ndue Sokoli, Prine Dobroshi dhe Arben Veliko, raportohet në mediat vendase.
Gazeta Metro ka siguruar emrat e të akuzuar nga Kosova:
1. Fitim Bejtullahu
2. Azad Beqiraj
3. Princ Dobroshi
4. Shpitar Gubetini
5. Seyren Gunes
6. Mustafa Haxhiajdini
7. Fitim Haziri
8. Izet Dingler
9. Skender Hyseni
10. Alfred Igrishta
11. Adnan ismaili
12. Avni Igrishta
13. Gzim Imeri
14. Afrim Leka
15. Leandrit Leke
16. Afrim Mustafa
17. Naser Nuic
18. Fatmir Parduzi
19. Lumni Parduzi
20. Nexhat Preteni
21. Sefcet Radoncic
22. Iljaz Ramadani
23. Ali Shala
24. Blerim Sharapolli
25. Rudolf Spaqi
26. Zenel Zeneli
27. Zahir Zeneli.//gazetametronet