Oriola Marashi njihet për format trupore dhe herë pas here vendos që t’i mahnisë ndjekësit e saj në rrjete sociale me disa foto.
Së fundmi, modelja bukuroshe ka publikuar në Instagram disa foto të realizuara gjatë një fotosesioni.
E veshur me një fustan të zi dhe të çarë në njërën anë, Oriola duket mjaft elegante teksa nxjerr në pah fizikun e përsosur.
Gjithashtu, dekolteja e hapur i theksonte më shumë gjoksin, duke bërë që modelja të dukej e mrekullueshme.
Ashtu si shumë postime të tjera, edhe ky ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekësit e saj.