Oriola Marashi duket e parezistueshme në paraqitjen e fundit.
Oriola Marashi është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat merr vëmendje me pozat që sjell.
Së fundi, modelja ka publikuar disa fotografi e veshur me bikini ngjyrë ari, në të cilat vë në pah fizikun e përsosur.
Në imazhet e shkëputura nga ky fotosesion, bukuroshja duket tejet joshëse, ndërsa në mbishkrim shkruan “Zjarri në zjarr”.
Sa i përket jetës private, Oriola Marashi është në lidhje me futbollistin Eros Grezda, me të cilin kohë pas kohe sjell imazhe e video në rrjete sociale.