Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ku kërkoi ndihmë në sigurimin e vaksinave anti-koronavirus.
Osmani, njoftoi ambasadorin shqiptar edhe për zhvillimet politike në vend, e në spikamë kishtë përpjekjet e Kosovës për të siguruar vaksinat duke e ditur situatën e rëndë me pandemi.
“Në kohën e thellimit të krizës globale me pandeminë Covid–19, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të sigurojmë vaksina për qytetarët tanë. Ky është prioritet mbi prioritetet për ne. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimi i jetës së tyre është përkushtimi ynë i çdoditshëm”, tha presidentja Osmani.
Kujtojmë se kryeministri Kurti kishte refuzuar ndihmën nga Shqipëria, kur iu bë ftesë për vaksinimin e mësuesve nga kryeministri Edi Rama. Kjo ngjalli kritika të shumta nga zyrtarë e qytetarë, duke e pasur parasysh situatën e rënduar në të cilën gjendet Kosova.
Ky veprim i Kurtit u pa si ‘sulm’ ndaj Edi Ramës para zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri, për të cilat po angazhohet edhe kryeministri kosovar pavarësisht se nxiti reagime të mëdha që i bënin thirrje të fokusohet në problemet e vendit dhe sigurimin e vaksinës.
E për këtë refuzim të vaksinës kryeministri Edi Rama, tha se është gabim që të shikosh nga televizori tjerët duke u vaksinuar e mos të bëhet asgjë në këtë drejtim./gazetametro.net