Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe zonjën e parë, Brigitte Macron.
Osmani ka publikuar pamje nga pritja atje, derisa ka thënë se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqizim të pozitës së saj.
“Pritja nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zonja e parë, Brigitte Macron dhe sekretarja e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiëabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë. Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.