Mallorca e Vedat Muriqit është eliminuar nga Kupa e Mbretit në futbollin spanjoll.
Ekipi ishullor është mposhtur 1:0 në udhëtim te Real Sociedadi në kuadër të 1/8 së finales.
Reprezentuesi kosovar dhe një nga futbollistët më të mirë të Mallorcas, Vedat Muriqi nuk është paraqitur për asnjë minutë në këtë përballje.
Muriqi ka qëndruar në stol nga minuta e parë deri në të fundit.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Navarro në minutën e 5-të.