spot_img

Pacolli: Nëse Granit Xhaka dënohet nga FIFA, unë e paguaj gjobën

spot_img

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nëse FIFA do ta dënoj futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, për veshjen e fanellës me mbiemrin Jashari, atëherë ai do ta paguajë atë gjobë personalisht në emër të popullit.

Pacolli këtë e ka bëtë të ditur në rrjetin social Facebook, duke thënë se për këtë çështje e ka njoftuar edhe Xhakën.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Pacolli.

Njoftimi nga Pacolli, vjen pasi të shtunën është raportuar se Xhaka do të investigohet nga FIFA pasi veshi fanellën e Ardon Jasharit në fund të ndeshjes Serbi – Zvicër.

Sipas ESPN, drejtuesit e FIFA e konsiderojnë këtë gjest nga Xhaka si ‘veprim nxitës’.

NGJARJE TË TJERA

spot_img