spot_img

Palestina zbret në fushë për eliminatoret, tri mesazhet e tifozerisë

spot_img

Ndërkohë që në Rripin e Gazës po luftohet ashpër mes izraelit dhe Hamasit, Palestina ka zbritur në fushë për të luajtur ndeshjen ndaj Australisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026.

Sfida e planifikuar për t’u luajtur në Bregun Perëndimor, u zhvendos për shkak të luftës dhe u zhvillua në Kuvajt, teksa fati i buzëqeshi Australisë, e cila triumfoi me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Souttar në minutën e 18’.

Natyrisht që me gjendjen e krijuar në Lindjen e Mesme, nuk mund të mungonin mesazhet politike në tribuna, me tifozerinë që valëviti flamujt palestinezë në minutën e 7, si data 7 tetor, kur edhe nisi lufta, me sulmin e Hamasit mbi disa qytete izraelite.

Në minutën e 13’ tifozëria u ngrit në këmbë dhe i ktheu shpinën ndeshjes, në shenjë proteste për më shumë se 13 mijë civilët palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës për shkak të bombardimeve izraelite.

Ndërkohë, në minutën e 75’të, tifozët bashkuan duart me njëri-tjetrin, në protestë për 75 vitet e pushtimit izraelit. Kjo ishte ndeshja e dytë e Palestinës, që më herët kishte barazuar pa gola ndaj Libanit, ndërsa Australia kryeson grupin me 6 pikë të plota./ Supersport

NGJARJE TË TJERA

spot_img