spot_img

Pamje nga super stadiumi që po ndërtohet në Kukës

spot_img

Zgjidhet ngërçi. Shumë shpejt, në stadiumin e Kukësit do të nisë edhe faza e fundit e kryerjes së punimeve. “Panorama Sport”, nga burime të besueshme, ka mësuar se së fundmi është gjendur edhe zgjidhja për ngërçin financiar, në mënyrë që qeveria t’i përgjigjet kontratës që ka nënshkruar me FSHF-në, për rindërtimin e stadiumit të Kukësit. Gazeta mëson se janë gati afro 3 miliardë lekë (të vjetër), dhënë nga ministria e cila pret vetëm një miratim formal nga ana e qeverisë.

FONDI

Federata Shqiptare e Futbollit dhe qeveria shqiptare janë në një marrëveshje bashkëpunimi për rindërtimin e stadiumit të Kukësit “Zeqir Ymeri”. Për këtë të fundit, pritej prej disa muajsh që qeveria të përgjigjej me pjesën e saj të fondit, për të bërë të mundur edhe fazën finale të punimeve.

Gazeta ka mësuar se së fundmi, ministria e linjës ka lëvruar një fond që përkon me afro 3 miliardë lekë (të vjetër), që kompleton të gjithë fondin e nevojshëm për përfundimin e stadiumit. Gazeta ka mësuar se ministria ka gjetur edhe zgjidhjen për të bërë të mundur sigurimin e këtij fondi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img