spot_img

Pamje prekëse nga Kroacia, qeni vazhdon ta ruajë shtëpinë e rrënuar

spot_img

Kroacia të martën u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallësh të Rihterit, ndërsa në shtetin ballkanik u regjistruan edhe disa tërmete më të dobëta të mërkurën në mëngjes.

Deri më tani janë konfirmuar shtatë viktima, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë vazhduar punën gjatë tërë natës afër qytezës Petrinja, por nuk janë gjetur trupa tjerë, shkruan BBC.

“Këtë mëngjes u goditëm nga tërmeti i tretë, nëse jo nga i katërti. Gjithçka që nuk ka rënë deri më tani po bie”, tha për televizioni shtetëror kryetari i Petrinjas, Darinko Dumboviq.

Ai shtoi se gjysma e qytezës është shkatërruar. Pritet që zonën e prekur nga tërmeti ta vizitojë shefi i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic. “Tash për tash, më së shumti nevojiten tenda dimri, ngrohëse elektrike, shtretër dhe thasë për fjetje”, shkroi ai në rrjetet sociale, ndërsa BE-ja po përgatitet për dërgimin e ndihmave në rajon.

Frika nga tërmetet e reja bëri që shumë njerëz të frikësoheshin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre gjatë natës, thanë zyrtarët. Disa fjetën në vetura e disa të tjerë qëndruan te të afërmit e tyre në zonat tjera. Rreth 200 persona u strehuan në baraka ushtarake.

Një gazetare e televizionit N1 publikoi në rrjetet sociale një fotografi të një qeni që po vazhdon t’i ruajë gërmadhat e shtëpisë në fshatin Majske Poljane, që është shkatërruar plotësisht nga tërmeti.

Në mars të këtij viti, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Rihterit e goditi Zagrebin dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesa. Dridhja ndodhi gjatë valës së parë të pandemisë, duke ngjallur frikë se virusi mund të përhapej më shumë, nëse njerëzit grumbullohen jashtë shtëpive të tyre.

NGJARJE TË TJERA

spot_img