Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është stërmbushur me persona të cilët janë të infektuar me Covid-19, ndërkohë që Kosova vazhdon të ketë shifra të frikshme të të vdekurve dhe të infektuarve me ketë virus.
Gazeta “Epoka e re”, ka publikuar një foto ku shihet se si një kufomë është lënë në korridorin e Klinikës së Otorinolaringologjisë.
Kjo gazetë raporton se kufoma është lënë në korridorin e ORL-së sepse QKUK-ja është stërgnarkuar.