Tetë persona raportohet të kenë vdekur dhe dhjetëra njerëz janë zhdukur në Gjermani pas përmbytjeve që shkaktuan shembjen e shumë shtëpive e ndërtesave.
Policia në qytetin perëndimor të Koblnez tha se enjten se katër njerëz kanë vdekur në qarkun Ahrëeiler dhe rreth 50 ishin bllokuar në shtëpitë e tyre në pritje të shpëtimit, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.
Gjashtë shtëpi ishin shembur brenda natës në fshatin Schuld. “Shumë njerëz janë raportuar të zhdukur tek ne”, tha policia.
Schuld ndodhet në Eifel, një rajon vullkanik kodrash dhe luginave të vogla në jugperëndim të Këlnit.
Shkalla e plotë e dëmit në rajon ishte ende e paqartë pasi shumë fshatra u prenë nga uji i përmbytjes dhe rrëshqitjet e tokës që i bënë rrugët të pakalueshme.
Autoritetet kanë shpallur një emergjencë në rajon pas ditësh reshjesh të mëdha që prekën gjithashtu pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, si dhe vendet fqinje, duke shkaktuar dëme të përhapura.
Policia tha se dy burra, të moshës 77 dhe 82 vjeç, vdiqën pasi bodrumet e tyre u përmbytën në qytetet perëndimore të Kamen dhe Ëuppertal, ku autoritetet paralajmëruan që një digë kërcënonte të shpërthente.
#Belgium Flood.
Rue de Limbourg à #Verviers ce matin #inondations pic.twitter.com/suypO0cmUZ— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) July 15, 2021