Ashtu si të gjitha vendet e rajonit edhe Greqia është goditur nga vala e të nxehtit dhe zjarret. Një zjarr masiv detyroi banorët e zonave periferike të Athinës që të braktisnin shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të madh.
Fatmirësisht zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë flakët që rrezikonin banesat, por sërish vala e të nxehtit dhe tymërat kanë detyruar autoritetet që të njoftojnë banorët e kryeqytetit për të mos dalë nga shtëpia e për të mbajtur dritaret mbyllur.
Afro 500 zjarfikës dhe 9 helikopterë morën pjesë në aksionin për shuarjen e flakëve, i cili nisin ditën e djeshme 20 km në veri të Athinës, në Varympompi.
Ndërkohë situata paraqitet problematike në ishullin e Evias, afro 70 km larg kryeqytetit. Shumë prej banorëve atje janë evakuuar që nga dita e djeshme për shkak të flakëve masive.