spot_img

Panadiq: Po të isha trajner i Dritës nuk do të isha i kënaqur, ata po e kërkojnë titullin!

spot_img

Ferizaj të shtunën u mposht në udhëtim te Drita me rezultatin 3:0, por trajneri i ferizajasve, Andrej Panadiq, ka dhënë deklaratë interesante pas ndeshjes.

Ai e pranoi se Drita është skuadër shumë e fortë pasi lufton për titull kampioni, por theksoi se po të ishte në vend të homologut të tij, Akis Vavalis, nuk do të ishte i lumtur me këtë fitore.

“Ju e shikoni rezultatin dhe thoni se Drita ka fituar 3:0. Njerëzit që e kuptojnë futbollin dhe ata që e kanë parë ndeshjen, e dinë se ishte krejtësisht ndryshe. Jemi ekip i vogël kurse Drita është skuadër e madhe dhe lufton për titull. Nëse Drita dëshiron të bëhet kampione, duhej të na shënonte 3-4 gola shumë herët. Po të isha trajner i Dritës nuk do të isha i lumtur. Nga minuta e pestë ne ishim pa një lojtar, kurse kundërshtari nuk krijoi asnjë mundësi shënimi. Më psa erdhi VAR-i. Kemi shumë raste të cilat janë vendosur me VAR. A është kjo pse Ferizaj është skuadër e vogël? Sidoqoftë, nuk ka përfunduar ende asgjë. Deri sa të ketë shpresë, ne duhet të luftojmë. Kur nuk ka gjasa, atëherë merr fund gjithçka. Unë dua vetëm t’i uroj lojtarët e mi për lojën”, ka thënë Panadiq.

NGJARJE TË TJERA

spot_img