Ish-Kryeministri i Shqipërisë, politikani i njohur Pandeli Majko në një postim në Facebook ka njoftuar për ndeshjen mes Kosovës e Shqipërisë në sportin e ragbit.
Një ngjarje të bukur vëllazërie dhe sporti e ka cilësuar Majko këtë ndeshje e cila luhet në Kukës me 14 janar.
“Në Kukës, ditën e diel në datën 14 janar zhvillohet ndeshja në sportin e Regbisë midis përfaqësueses së Shqipërisë dhe Kosovës! Kjo është një ngjarje e bukur vëllazërie dhe sporti!”, ka shkruar Majko.
Si Shqipëria si Kosova nuk njihen për zhvillim të madh në ragbi, megjithatë kjo ngjarje po cilësohet si shumë interesante pasi vëllazëron edhe më shumë këto dy shtete.