spot_img

Para derbit me Ballkanin, reagon presidenti i Suharekës, Rrustem Aliaj

spot_img

Të dielen në mesditë zhvillohet derbi i qytetit suharekas, Ballkani – Suhareka. Kjo do të jetë përballja e tretë e tyre derisa shënojnë takimin e parë në kuadër të garave elite. 

Interesimi është tejet i madh derisa presidenti i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, ka publikuar një mesazh emocionues për tifozët e klubit në prag të derbit të qytetit.

Në këtë postim, ai shprehu rëndësinë e kësaj ndeshjeje për ekipin dhe qytetin, duke theksuar përgatitjen dhe motivimin e lartë të lojtarëve të FC Suhareka.

Ai e konsideron këtë ndeshje si një përballje të madhe mes dy klubeve rivale dhe nënvizoi se, përkundër rivalitetit të fortë në fushë, skuadra është e përkushtuar për të treguar shpirt luftarak dhe pasion të madh për klubin. Në thelb të mesazhit të tij, z. Aliaj përmendi se ndeshja është jo vetëm për ekipin dhe lojtarët, por për të gjithë qytetin dhe përkrahësit e tij të besnikë që i mbështesin në çdo hap.

Ai e përfundoi postimin me një thirrje për tifozët që të vazhdojnë të mbështesin ekipin me të njëjtën pasion dhe përkushtim, duke nënvizuar krenarinë e tij për Suharekën dhe klubin e futbollit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img