spot_img

Para ndeshjes Ballkani vs Cluj, mendimi i analistëve

spot_img

FC Ballkani – Cluj, sonte nisin garat në Grupin G, në Conference League. Kjo përballje për kampionin kosovar dhe vet futbollin e Kosovës është historike. Për herë të parë një skuadër nga vendi ynë arrinë këtë nivel.

Analisti i futbollit dhe ish kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Muhamet Dragusha për Albanian News thotë se është mburrje për shqiptarët arritja e FC Ballkani në grupe.

“Ballkani është mburrje por edhe është prit që do ta kenë një cikel të mirë, pas gjithë atyre talenteve në radhet. Kemi një kontigjent të mjaftueshem dhe me shumë cilesi mbrenda, shpresoj që ky sukses të ketë vazhdimesi edhe neser ne ndeshjen e radhes kunder CFR CLUJ”, tha Muja. Ai e vlerësoi edhe skuadrën rumune duke shtuar se pret spektakël në “Fadil Vokrri”.

Dragusha në fund potencon se Ballkani pikë të fortë ka mesfushën dhe që të gjitha repartet funksionojnë. Bazuar në këtë pret Ballkani të vazhdoi mee befasi në Conference League.

Analisti sportiv, tani trajner të Feronikeli 74, Granit Begolli për Albanian News tha: “Për Ballkanin është ekpseriencë e re, faza e grupeve dhe pres të mos këtë presion që të marrë me çdo kusht rezultat pozitiv. Andaj kjo ndikon që skuadra të kenë mundësi të shfaqen mirë me skuadra më të forta se në kualifikime”.

Begolli vlerësoi grupin e ekipit të Ballkanit pasi që kohë të gjatë po luajnë së bashku, derisa për rumunët tha se nuk ka shumë njohuri.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 18.45.

NGJARJE TË TJERA

spot_img