spot_img

Paradoksale/ Eroll Salihu nuk i vlerëson raciste thirrjet “Kosova është Serbi”!!!

spot_img

Kosova dhe Rumania po e presin vendimin final të UEFA-s për fatin e ndeshjes që u ndalua në Rumani pas thirrjeve raciste ndaj shtetit të Kosovës nga ana e tifozëve rumunë. Eroll Salihu në emisionin “Favorit” tha se pret se Kosova do ta humb ndeshjen 3-0 në tavolinë, shkruan GazetaBlic,Salihu tutje potencoi se sipas tij thirrjet “Kosova është Serbi” nuk janë raciste.“Në aspektin rregullativ disiplinor të UEFA-s i vetmi person që mund ta ndërprej ndeshjen është gjyqtarin, pavarësisht thirrjeve diskriminuese, është dashtë që të konsultohet me delegatin dhe referin të jepet një kohë e caktuar 10 minuta pastaj të konsultohet se çka do të bëhet. Mendoj që fatkeqësisht do regjistrohet me rezultat 3-0 në favor të Rumanisë ndërsa dënimet që do merr Rumania janë gjëra që nuk na interesojnë, ka edhe të burgosuar atje, por mendoj që do t’i humbim këto tri pikë.Nuk kemi fuqi të madhe të imponojmë, nuk mendoj që mund të shkojmë në CAS pasi është e qartë rregullorja e UEFA-s, pra nëse fusha lëshohet pa vendimin e referit atëherë humbet. Unë nuk besoj edhe pse është e drejtë e FFK-së të ankohet, mirëpo në bazë të asaj që kemi parë mendoj se do ishte e kotë.Nga euforia e madhe u themi thirrje raciste, jemi shqiptarë racë ariane, këto thirrje janë të tepërta dhe është recediviste Federata e Rumanisë, mund të dënohet të luajnë pa tifozë, por me rëndësi për ne është që FFK të mos ketë dënime shtesë dhe mund të ketë, por FFK duhet të argumentojë çdo veprim që ka ndërmarr. Nuk janë thirrje raciste, jemi popull arian nuk qëndron ajo. Varet se çka ka thënë delegati i ndeshjes. “Kosova është Serbi” nuk është thirrje raciste, është thirrje e ulët, por po them edhe njëherë që varet se sa FFK ka argumente të ballafaqohet me këtë situatë”, tha ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img