Gjykata Speciale tashmë ka arrestuar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe deputetin e VV-së, Rexhep Selimi.
Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë kryer krime të luftës, si përndjekje, burgosje, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, torturë, trajtim mizor, akte çnjerëzore, zhdukje me forcë e personave, vrasje, etj.
Përveç, katërshes Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi në këta aktakuzë përmenden edhe personalitet tjera të cilat ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Me arrestimet e fundit, tashmë Specialja shënon arrestimin e shtatë të ish-ushtarëve të UÇK-së nga Specialja.
Arrestimi i Jakup Krasniqit
Ndonëse ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi është në Hagë, megjithatë veprat për të cilat ai dyshohet ende nuk janë të specifikuara. Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja.
E në lidhje me këtë analistët e çështjeve politike e juridike vlerësojnë se, arrestimi i Jakup Krasniqit është vetëm prelud për arrestime të figurave tjera edhe më të mëdha, e të cilët përveç në luftë pozita të larta kanë mbajtur, dhe vazhdojnë të mbajnë edhe në institucione të vendit.
Sipas tyre, askush nuk do ti shpëtojë arrestimeve, madje pritet proces i gjatë, me përfundimin që askush nuk e di.
Gashi: Së shpejti do të ketë edhe akuza të tjera të konfirmuara
Avokati Tomë Gashi ka thënë se bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit është veprim i pa nevojshëm por jo i jashtëligjshëm që po e kryejnë policia e prokurorisë speciale me kërkesë të Gjykatës Speciale në Hagë.
Sipas tij, ky veprim është në kuadër të veprimeve të Gjykatës Speciale e për të cilën Gjykatë kanë votuar në gusht të vitit 2015, mbi 82 deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Pra ne ishim shtet dhe ishim republikë parlamentare dhe prapëseprapë deputetët e shtetit tonë votuan gjykatë kundër vetvetes, kundër shtetit tonë të pavarur dhe kundër gjakut të derdhur e jetët e humbura gjatë luftës në Kosovë. Dhe ja që tani e kemi situatën e tillë saqë po bastiset e po arrestohet zëdhënësi i UÇK-së dhe sipas të gjitha gjasave po transferohet në Hagë pasi aktakuza kundër tij qenka konfirmuar. Do të ketë edhe arrestime të tjera dhe kjo është vetëm fillimi i punës së Gjykatës Speciale dhe ne do të shohim skena të tilla e të ngjashme për 10 vitet e ardhshme. Sepse asnjë gjykim nuk mund të kryhet në afate më të shkurta kohore për shkak të kompleksitetet të akuzave”, ka thënë avokati Gashi.
Ai ka pohuar se tani mund të dihet se kush e ka radhën, dhe se së shpejti do të ketë edhe akuza të tjera të konfirmuara, përveç atyre që i dimë deri më tani.
“Deri më tani janë të dituar 4 aktakuza të ngritura, por kjo fatkeqësisht është vetëm fillimi. Po korret ajo e keqe që është mbjellë në gusht të vitit 2015, andaj mos të vajtojnë ata të cilët e votuan këtë Gjykatë Speciale. Mos të vajtojnë as ata që kanë apstenuar, sepse këtë e kanë bërë për arsye të cilat vet ata i dinë. Nëse ka qenë në të mirë të Kosovës atëherë pse po ankohen të tillët, kur vet e krijuan këtë monstrum si gjykatë, andaj tani nuk k
Burjani: Deri në dhjetor mund të ketë dhjetë arrestime sipas prokurorisë
Kurse njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani ka thënë se kjo është çështje e prokurorisë dhe planit të tyre që zbatojnë në këto raste që po ndodhin në Kosovë.
Sipas tij, kjo prokurori ka planin e vjetër dhe detyrat e saj që i ka marr për ti përmbushur, dhe këtu nuk do të ketë ndalje fare, deri në personin e fundit të dyshuar.

ImageAvokati Tomë GashiFOTO GALERI

“Arrestimet tashmë do të bëhen rutinë e punës, megjithatë prokuroria do të duhej të lejojë shkuarjen vullnetare, e jo për të bërë kësi arrestime që priten të shpeshtohen. Më mirë do të ishte kontakti direkt përmes zyrës për bashkëpunim me Tribunalin dhe të gjitha të realizohen me dinjitet si arrestime, e jo kështu arrestime dhe dërgim jo vullnetar në Gjykatë. Në ditët në vijim do të ketë arrestime tjera e deri në dhjetor mund të ketë deri në dhjetë arrestime sipas prokurorisë. E brenda këtij viti ndoshta do të ketë rreth njëzet arrestime, por e gjithë kjo varet nga prokuroria, sepse tani askush nuk e di këtë përveç prokurorisë”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.
Ai ka theksuar se në Kosovë në vend që të ketë debate të panevojshme dhe me njerëz jo kompetent, më mirë është që të themelohet një grup i juristëve dhe avokatëve të pavarur në mënyrë që të merren me këtë çështje e jo siç iu ndodh atyre që dalin neper televizione e bëjnë zhurmë e debate e jo profesionale.
“Pra shoqëria dhe shteti duhet të këndellet e jo të e jo të rri e përgjumur së paku këtyre njerëzve që i marrin në Tribunal t’iu ndihmohet profesionalisht përmes një grupi juristësh dhe avokatësh, gjë që Kosova nuk e ka bërë dot këtë punë deri më sot, e jo të rrinë duarkryq e vetëm të shikojnë arrestime të pandalshme të njerëzve”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.
Kelmendi: Specialja nuk ka fakte, prandaj e kemi këtë zhurmë të madhe në arrestime
Ndryshe njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka thënë se nga Specialja kush do të arrestohet është vështirë të dihet, megjithatë ka cekur se e tërë çështja qëndron tek Prokuroria Speciale se si punon, dhe ndaj kujt paraqet aktakuzë.
Sipas tij, prej kësaj vërehet se askush nuk ka mundësi për të thënë ky apo ai person do të akuzohet apo edhe arrestohet.
“E them këtë pasi tani duhet të presim zhvillimet se si do të bëhen, meqë është shumë e dëmshme kjo formë e arrestimit, për faktin se po veprohet ndaj çlirimtareve e jo ndaj krimineleve. Kështu edhe po dëmtohet imazhi i UCK-së. Çështja është se nuk ka fakte Specialja, prandaj e kemi këtë zhurmë të madhe në arrestime. Mirëpo specialja e dinë se me zhurma nuk dënohen njerëzit sepse duhet kërkohen prova, e prova nuk ka. Prandaj veprohet kështu me zhurmë dhe nuk duhet fare raste e arrestimeve të ardhshme”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.
Mehmeti: Arrestimi i Jakup Krasniqit është vetëm prelud për arrestime të figurave tjera
Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se pas arrestimit të Jakupit, natyrisht se radha do u vjen atyre që kanë qenë pjesë e luftës, duke përshkallëzuar arrestimet të figurave të larta.
Sipas tij, arrestimi i Jakup Kransiqit është vetëm prelud për arrestime të figurave tjera edhe më të mëdha, e të cilët përveç në luftë pozita të larta kanë mbajtur, dhe vazhdojnë të mbajnë edhe në institucione të vendit.
“Natyrisht, se këto arrestime kanë qenë të pritshme, pasi janë vet këta që e kanë votuar. Asgjë nuk është për tu habitur, arrestimet do të vazhdojnë edhe me intensitet të shtuar edhe ditëve në vijim, e të cilat pritet të në funksion të dosjeve që ka gjykata Speciale. Pritet proces i gjatë, me përfundimin që askush nuk e di. Por ajo që dihet është se arrestimet do të vijojnë, me arrestimet e Rexhep Selimit, Daut Hardinajt, pastaj Thaçit dhe Veselit etj. Por askush nuk pritet t’i shpëtoj arrestimit”, ka thënë analisti Faton Mehmeti.