Jennifer Lopez tregoi figurën e saj fenomenale në fustan të kuq.
51-vjeçarja Jennifer Lopez u fotografua e shtrirë mbi një tavolinë, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.
Aktorja dhe këngëtarja, bëri një goditje të radhës e veshur me fustan të kuq, të hapur tek pjesa e kofshës dhe flokët kaçurrela i kishte lidhur.
JLo kishte mbathur çizme deri mbi gju, të kombinuara me fustanin, ndërsa imazhi ishte shkrepur për promovimin e koleksionit të ri të këpucëve “DSW”.
Ikona e Amerikës Latine, ndau edhe të tjera fotografi të realizuara për këtë markë në Instagram.
Kohë më parë, JLo publikoi videon e re muzikore në bashkëpunim me Malumën. Gjithashtu, ajo e shijoi karantinën në shtëpi.
Artistja e “On The Floor” tha: “Bekimi i karantinës për ne ishte të darkonim me fëmijët çdo natë, për muaj dhe muaj të tërë. /Lajmi.net/