Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i javës së ardhshme pritet të karakterizohet nga mot kryesisht të lagësht, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Bazuar në njoftimin e IHMK-së, nga dita e mërkurë parashikohet një stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, me kthjellime dhe përmirësim të motit.
Derisa temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 10-18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 20-32 gradë Celsius.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti do të jetë i vranët dhe me riga lokale shiu. Reshjet e shiut parashihen të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 14 – 18°C. Temperaturat maksimale: 20-24°C. Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperëndimit.
E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit. Temperaturat minimale: 12 – 17°C. Temperaturat maksimale: 21 – 25°C. Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s.
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 13 – 16°C. Temperaturat maksimale: 24-27°C. Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.
E enjte
Moti me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale: 13 – 16°C. Temperaturat maksimale: 25-29°C. Era: nga verilindja, 1–3 m/s.
E premte
Moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale: 10-13°C. Temperaturat maksimale: 27-32°C. Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.