Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamik.
Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunes, për të vazhduar edhe ditën e dielë. R
eshjet më intensive parashihen ditën e diele , ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.