Deputeti i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviq, ka pretenduar se mund të arrihet bashkimi kombëtar me Serbinë, term ky i pa dëgjuar më herët në establishmentin serb.
Ai tha për mediat serbe se rezoluta kërkon “të pengohet pranimi i Kosovës në OKB dhe UNESCO”.
Më tej, Jovanoviq shtoi se rezoluta parasheh që presidenti i Serbisë t’u dërgojë letra presidentëve të Rusisë dhe Kinës për t’i se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe t’u kërkojë të përdorin të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit nëse çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB-ja futet në rendin e ditës.
Po ashtu, në rezolutë kërkohet që të mos dialogohet më nëse nuk formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe deri në fund të këtij viti.
Madje, ky subjekt politik po parasheh krijimin e një ministrie për Kosovën.