spot_img

Partnerja e tij 20 vite më e re, këngëtari shqiptar baba për herë të dytë

spot_img

Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë. Revista Bordo raporton se këngëtari dhe partnerja e tij misterioze kanë mirëpritur në jetë pak javë më parë një djalë, të cilin e kanë quajtur Amadeus.

Pirro Çako e ka mbajtur jetën e tij personale shumë private dhe nuk dihet emri i bjondes simpatike që i ka rrëmbyer zemrën.Çifti janë fotografuar nga paparazzi i “Panorama Plus” në maj të vitit të kaluar në në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Të kombinuar në veshje dhe shumë të lirshëm, në foto ata duken se vërtet janë bërë për njëri-tjetrin.Historia e tyre u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i i tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift.
Partnerja e këngëtarit mësohet se punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.

Kjo është historia e parë rozë e Pirro Çakos që prezantohet në media, disa vite pasi ai i dha fund bashkëjetesës 5- vjeçare me Sisin, një tjetër vajzë jashtë botës së muzikës apo spektaklit.Kujtojmë që biondet janë dashuria e parë dhe me sa duket e fundit e Pirros, duke pasur parasysh që ish-bashkëshortja e tij, sopranoja Inva Mula, është bjonde, martesë nga e cila kanë një djalë, Anthony Çakon.Para se divorci të bëhej publik, çifti Inva Mula dhe Pirro Çako kishin rënë dakord për ndarjen.Në atë kohë Pirro u kthye në Shqipëri për të vazhduar jetën e vet, ashtu sikurse edhe Inva të sajën, mes suksesit dhe fitimeve
marramendëse.Më pas sopranoja do të binte në dashuri me një miliarder. Lidhja u publikua shpejt dhe kjo duket se e irritoi këngëtarin Çako.

Nuk kaloi shumë dhe Inva Mulo mendoi të dilte hapur me Et’hem Ramadanin. Por për këtë, më parë i duhej të divorcohej nga Pirro.Kështu që, më 31 mars 2009, Inva dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për divorc nga bashkëshorti dhe në datë 22 prill 2009 u zhvillua seanca e parë gjyqësore.Pas marrjes së vendimit, Pirro apeloi në Gjykatë për çështjen e ndarjes së pronave dhe ky ka qenë momenti kur mund të ketë njohur partneren aktuale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img