U përfol për një ribashkim të mundshëm në mes të Majlindës dhe Majkit.
Ndarja e Majk dhe Majlindës ka qenë një ndër ndarjet më të bujshme në showbizin shqiptar për vetë faktin se si shkuan gjërat. Ata janë prindër të një djali të quajtur Roan, mirëpo jo rrallë herë kanë bërë deklarata të ndryshme kundër njëri-tjetrit, megjithatë para disa kohësh janë përfolur se tre vite pas ndarjes, Majk dhe Majlinda janë bashkuar.
Reperi publikoi në rrjete sociale një video ku shihej në makinë me Majlindën dhe djalin, por si qëndron e vërteta? Burime për “Prive” kanë bërë me dije se dyshja kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre për hir të vogëlushit Roan, mirëpo ato nuk janë rikthyer si çift. Kujtojmë se kohë më parë ndarja e Majlindës dhe Majkut u shoqërua me bujë të madhe në media. Ato nuk i kursyen thumbimet ndaj njëri-tjetrit, por sot e kanë lënë gjithçka në të shkuarën.