Polici Artur Mrasori i cili ishte plagosur në Prizren, do të kthehet në Kosovë pas trajtimit 7-mujor në Turqi.
I njëjti, siç ka njoftuar motra e tij, Qëndresa, trajtimin do ta vazhdojë më vonë në shtetin turk, shkruan Gazeta Mejdani.
Mrasori sipas raportimeve si pasojë e plagosjes e kishte humbur shikimin, teksa nuk dihet nëse ai ka ndonjë përmirësim në këtë aspekt.
Postimi i plotë i Qëndresa Mrasorit:
Kur Zoti bën mrekulli e ti po kthehesh me dritë në sy përsëri!
Familjar, miq dhe të gjithë ju që aq shpesh më keni pyet për shëndetin e tij, faleminderit pafundësisht shumë për mbështetjen dhe kujdesin që keni tregu gjatë këtyre muajve plot ankth, mall, lot, lutje dhe shpresë…
Ju njoftoj që nesër (03.09.2020) në ora 18:00 Arturi pas shtatë muajve qëndrim në Turqi do të kthehet në Kosovë për një pauzë, për të vazhduar përsëri më vonë trajtimin mjekësor.
Faleminderit mjekëve kujdestarë të QKUK- së që atë natë janari dhanë gjithçka nga vetja për shëndetin e Arturit, faleminderit dhe Policisë së Kosovës për mbështetjen e pakursyer.
Artur, përkundër gjjthë atyre plagëve luftove nuk u dorëzove dhe në fund ia dole.
Njerëz sikur ti këtij vendi i japin dritë!
Mire ardhsh shpirt!.