spot_img

Pas aderimit në Vetëvendosje, Drenica e largon Bylbyl Sokolin

spot_img

Klubi i Drenicës e ka larguar nga detyra trajnerin Bylbyl Sokoli.

Ky vendim vie pas “profa” ka aderuar në Levizjen Vetëvendosje dhe do të jetë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan IndeksOnline.

Njoftim i plotë:

Lirimi nga Detyra i Trajnerit të Klubit Futbollistik Drenica

Të nderuar qytetarë dhe tifozë të Klubit Futbollistik Drenica,

Me anë të këtij njoftimi, dëshirojmë t’ju informojmë se, më datë 11.12.2024, trajneri i Klubit Futbollistik Drenica, z. Bylbyl Sokoli, është liruar nga detyra. Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike.

Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi Futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona.

Ne duam të falënderojmë z. Sokoli për përkushtimin e tij dhe për sukseset që ka arritur gjatë periudhës së bashkëpunimit.

Në ditët dhe javët në vijim, Klubi Futbollistik Drenica do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili do të vazhdojë udhëheqjen e ekipit në rrugëtimin drejt titullit të kampionit të Ligës së Parë.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm!

Klubi Futbollistik Drenica
Data: 11.12.2024

NGJARJE TË TJERA

spot_img