Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, është përfshirë në një debat të madh publik me këngëtarin nga Shqipëria, Arif Vladi.
Shkas për këtë u bë një deklaratë në emisionin e saj, ku këngëtarja u shpreh se Arif Vladi është paguar për të kënduar Marshin e UÇK-së.
Në anën tjetër ky i fundit e mohoi një gjë të tillë duke u shprehur se këngëtarja Ismaili po tenton rikthimin e vëmendjes me anë të deklaratave të tilla.
Pas shumë reagimesh e kundër-reagimesh, Adelina duket se nuk po ndalet.
Edhe në mëngjesin e së mërkurës ajo publikoi në InstaStory një shkrim, duke i kërkuar këngëtarit nga Shqipëria që ta thotë përfundimisht të vërtetën, nëse është paguar apo jo për interpretimin e marshit.
“Arif Vladi. A je paguar për Marshin e UÇK-së apo jo? Kjo është pyetje. Sepse dolën dëshmitarë që e konfirmojnë se je paguar. Çka dëgjoj unë, është punë e imja. Fol, a je paguar?”, shkroi Adelina në InstaStory.
Me këtë ajo iu referuar deklaratës së fundit të Vladit në RTK, i cili u shpreh se kur ai këndonte për UÇK-në “Adelina ka qenë duke dëgjuar muzikë serbe”.
Debati i nisur tash e sa ditë mes dyshes së njohur duket se nuk do të ketë një fund të shpejtë.