spot_img

Pas albumit të suksesshëm në Itali, Emyx vjen me “Ajo ajo”

spot_img

Ai është një nga djemtë e skenës muzikore që me gjasë në të ardhmen e afërt do ta njohë bota, e kjo falë talentit që posedon.

Quhet Emiljano Mjerushaj, ndërkaq emri i tij artistik është Emyx dhe krijimtaria e tij muzikore nuk është vetëm sipërfaqësore, por shumë cilësore, përmbajtësore dhe që ia vlen të dëgjohet.

Me origjinë nga Shkodra, ai ka jetuar për një kohë në Itali dhe aktualisht është në Zvicër, ku edhe zhvillon karrierën e tij si rap-artist.

Emyx, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Ajo ajo”. Për tekstin është kujdesur vetë ai, ndërsa ‘beat’-i dhe instrumentali janë realizuar nga Ziso Records me producent GANZA.

Ndërkohë, klipi i këngës i është besuar RKH Studio.

Në intervistat e fundit Emyx ka thënë se ai këndon më fuqishëm se Il Ggost, që gjithashtu është një artist që po merr vëmendje në itali.

Reperi ka shtuar se gjuhën shqipe e ka mësuar nga krijimtaria muzikore e Noizyt, të cilit edhe i ka bërë thirrje për bashkëpunim.

Ndryshe, Emyx në fillim të këtij viti solli një album muzikor, i cili pati jehonë në tregun vendor dhe atë italian, duke u dëgjuar e komentuar pozitivisht. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img