spot_img

Pas dështimit në Evropë, “shpërthen” Tovërlani: Kjo çka do të them nuk do t’ju pëlqej aspak drejtuesve të klubeve tona

spot_img

Eliminimi i hershëm, qysh në rrethin e parë i Ballkanit (Champions League), Gjilanit e Llapit në garat ndërkombëtare ka lënë shije të keqe dhe zhgënjyese tek njohësit e futbollit.

Dorën në zemër investimet dhe shpenzimet e mëdha që kanë bërë klubet kosovare nuk e arsyetojnë aspak paraqitjen e tyre në Evropë, aq më shumë kur për kundërshtarë kishin ekipe që nuk janë të nivelit të lartë, shkruan Demokracia.com.

Ballkani me të mësuar shortin në Champions League u hodh në festë dhe sikur e vlerësoi punë të kryer përballjen me Zalgirisin por në fund doli i zhgënjyer. Tash i mbetet të garoi në Conference League. Kualifikim kanë pritur edhe Gjilani e Llapi që kishin përballë Liepajan e Buducnostin por që të dyja dështuan.

Skuadra e vetme që eci para ishte Drita e cila sfidën e parë e humbi nga Inter Turku por gjithçka përmbysi në takimin kthyese.

Trajneri më i suksesshëm në futbollin kosovar, Afrim Tovërlani ka qenë tepër  i ashpër me klubet tona, derisa ka thënë se në Evropë luhet për kualifikime e jo për të krijuar raste.

“Ajo çka do ta them nuk do t’ju pëlqejë tifozëve e në veçanti kryesive të klubeve që humbën ndeshjet e para në Evropë. Në fakt dëshiroj të jem korrekt dhe pa keqkuptime.

Ballkani është bërë kampion me meritë tek ne, por këtë punë ja lehtësuan Drita dhe Gjilani sepse gabuan shumë në pranverë e jo që Ballkani bëri paraqitje spektakolare”, ka thënë fillimisht Tovërlani për Demokracia.com, duke shtuar.

“Në ndeshjet në Evropë luhet për kualifikim dhe jo për krijimin e rasteve të cilat harrohen shpejt. Kam pritur shumë më tepër nga Ballkani dhe Ilir Daja sepse nuk ka pasur shumë ndryshime në ekip dhe kanë transferuar çfarë kanë dashur. Përvoja – si mund të thirren në papërvojë kur shumica e lojtarëve të Ballkanit kanë zhvilluar ndeshje ndërkombëtare si Jashanica, Thaqi, Dellova, Korenica, Gripshi etj! Jo ska lidhje me përvojën e futbollistëve por këtu trajneri është dashur më ndryshe të analizojë ndeshjet dhe të gjejë zgjidhje për të eliminuar një skuadër si Zalgirisi. Herën tjetër nuk duhet të gëzohen kur të hidhet shorti ose së paku nuk duhet të bëhen publike festimet e tyre para se me kalu lumin”, ka vlerësuar tekniku prishtinas duke folur më pas edhe për Gjilanin e cila gjithashtu zhgënjeu kur u përmbys nga Liepaja pas fitores që e kishte shënuar në Prishtinë me rezultat 1:0 për të humbur në Latvi me rezultat 3:1.

“Gjilani me shumë ndryshime dhe me strategji të re nuk më befasoj. Ndeshjen e parë mezi arriti fitore minimale dhe udhëtoj për t’u mbrojtur. Zëvendësimet ndikuan dhe nuk po me duken të qëlluara transferimet e Gjilanit. Megjithatë, Gjilani është dashur të kaloj raundin duke pasur parasysh kundërshtarin”, tha Tovërlani për Demokracia.com.

Një ndeshje që la nën hije atë që ndodhi në fushë, duke u kapur më shumë kah politika ishte Llapi me Buduqnostin. Gjithsesi, në fund ishin malazezët që dolën të festuar derisa Llapi për herë të dytë radhazi eliminohet që në raundin e parë.

“Llapi qysh ndeshjen e parë i është afruar eliminimit. Edhe ndeshjën e dytë shpëtoi pa humbur duke parë që Buduqnosti pati shumë hapësira dhe krijoi raste të shumta. Llapi u mundua të improvizoi në vijën e fundit dhe ka humbur me largimin e disa futbollistëve. Hera e dytë që Llapi pëson në Evropë ngjashëm dhe përveç mbushjes se stadiumit nga ana patriotike e të gjitha tifozërive shqiptare, tjetër gjë nuk pat nga Llapi”, tha Tovërlani.

Sa i përket Dritës, Tovërlani sheh disa anë pozitivë por edhe këtu ka shumë punë për t’u bërë.

“Drita në ndeshjen e parë pati paraqitje relative, pjesa e parë e dobët dhe një pjesë e dytë solide deri të kartoni i paarsyeshëm i dyti i Blakqorit. Nuk e di sa punojnë trajnerët tanë sa i përket ndëshkimeve duke ditur që në Evropë nuk ka tolerime dhe të kemi më tepër maturi në ndërhyrje në veçanti reagimeve të panevojshme! Drita ka pasur ekip të mirë dhe ka bërë transfere të mira dhe do të ishte befasi sikur të eliminohej nga një ekip i tillë, pra me këmbë në tokë sepse nuk kanë eliminuar ndonjë ekip me renome”, ka vlerësuat “Toki”.

Krejt në fund, ish-trajneri i Prishtinës ka thënë se duhet të jemi korrekt dhe ta themi të vërtetën se çfarë po ndodh dhe si po punohet në futbollin tonë. Kjo mënyrë nuk është aspak e duhur.

“Në fakt dua të jem korrekt dhe ndoshta është e lehtë të analizosh kur nuk udhëheq skuadër por kur i dëgjoj deklaratat e trajnerëve e pyes vetën a kanë sy e vesh pronarët dhe kryesit e klubeve! Sinqerisht më mirë e shikojnë dhe analizojnë disa tifozë të skuadrave gjegjëse sesa ata që i japin parët në klube. Fjala ndërsy është hallall sepse mjaft na është hedhur hi syve!”, potencoi Tovërlani duke shtuar.

“Sa i përket talenteve dhe të rinjve që po thirren disa ”experta”, fajin kryesorë e kanë klubet dhe te ashtuquajturat akademi të futbollit të cilave duhet t’ju themi, ‘thjesht po ju merrrni parët fëmijëve dhe nuk jeni ka punoni për të trajtuar si duhet lojtarët e rinj! Ose nuk dini po po keni qejf me shkru e fol sepse një futbollist të mirë me 15 -16 vjet ta merr gjithkush në Evropë’. Krejt në fund më shumë punë e me pak llafe të nderuar”, ka përfunduar Afrim Tovërlani.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img