Luana dhe Krenar Çoçaj kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Dyshja kanë vite bashkë, por asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre.
Mirëpo, një veprim i Luanës ka nxitur dyshimet se dyshja mund të jenë ndarë ose lidhja e tyre është në krizë. Luana së fundmi ka prerë flokët shkurt dhe pasi tregoi pamjen e re, i pyeti fansat se pse një femër merr këtë vendim.
“Një femër që pret flokët është gati për të ndryshuar jetën e saj”, i komentoi një ndjekëse dhe Luana e miratoi: “Korrekt”.
Një femër bën një ndryshim drastik tek flokët kur ndahet dhe është gati për të nisur një jetë të re. Për këtë shkak, Luana ka nisur thashethemet e ndarjes, por pritet një konfirmim nga vet moderatorja.