Emisioni ‘Përputhen’ vazhdon të jetë shumë i përfolur.
Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime”, Melisa deklaroi largimin përfundimtar nga emisioni.
Melisa tha se arsyeja kryesore është presioni i madh psikologjik dhe fakti që me asnjë nga djemtë nuk mendon se mund të krijojë një lidhje.
Largimi i Melisës është komentuar edhe në puntatën e sotme, ku djemtë e kanë përgëzuar për vendimin. Por Eri hodhi akuza të forta se një tjetër vajzë që ndodhet brenda programit vazhdon lojën.
Vajzat reaguan menjëherë, por Eri tha vetëm: “kujt ti djegë, le ta mbajë”.
Atdheu: E përgëzoj se përndryshe do kishte aktruar pastaj me neve.
Eri: Unë mendoj që bëri shumë mirë që u largua, u tregua e sinqertë ndryshe nga të tjerë këtu dhe po vazhdojnë lojën, por u tregua e sinqertë.
Antonela: Kush janë këta disa?
Eri: Nuk dua ta them tani, do e them më vonë, dhe Melisa e pranoi që nuk e gjen veten tek asnjë çun.
Ana: Nëse hedh akuza për ndonjë këtu, çoje deri në fund.
Eri: Kujt t’i djegë, le ta mbajë.
Andi: Nëse Melisa është e lumtur, dhe ne jemi të lumtur.