spot_img

Pas pak fillojnë takimet e Albi Mall Superligës

spot_img

Skuadrat e Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdojnë sot me tri përballje që janë në program për t’u zhvilluar në kuadër të xhiros së 11-të.

Kjo xhiro nisi me dy sfida që u luajtën të shtunën, ku Drita mposhti 0-1 në udhëtim Dukagjinin, derisa Prishtina triumfoi 2-1 ndaj Ferizajt.

Tre super sfida na presin ditën e sotme në elitën e futbollit kosovar, ku padyshim që vëmendja është në duelin Drenica – Ballkani që zhvillohet në Skenderaj.

Vendasit në këtë takim vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, në anën tjetër Ballkani është në top formë ku ka marrë katër fitore të njëpasnjëshme.

Sfidë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Gjilanit, ku dy skuadrat nuk dinë për fitore në pesë përballjet e fundit.

E dueli i fundit, por jo nga rëndësia i ditës së sotme zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Llapit.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, në anën tjetër mysafirët nga Podujeva duan të kenë vazhdimësi të rezultateve pozitive.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 13:00.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img