spot_img

Pas përplasjeve, Haradinaj nesër i shkon në zyrë Hotit

spot_img

Nesër do të takohen liderët e partive të koalicionit qeverisës dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Një ditë pasi kryeministri Avdullah Hoti u shërua nga Covid-19, AAK-ja njofton se kreu i saj, Ramush Haradinaj do të takohet me Hotin, kreun e LDK-së, Isa Mustafën, kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Javëve të fundit, kanë nisur përplasjet brenda koalicionit qeverisës, të cilat nisën me disa mospajtime mes Hotit e AAK-së për dialogun me Serbinë, e u intensifikuan pasi ushtarë serbë u panë në Karaçevë të Kamenicës.

Haradinaj një ditë pas alarmit të banorëve të Karaçevës, shkoi pranë vijës kufitare me Serbinë, e kryeministri Hoti këtë e quajti “defilim”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img