Këngëtari Blero është banori i parë që i është bashkangjitur reality show-t, “BBV Kosova 2”.
Pas hyrjes në këtë format ai ka marrë mbështetje të madhe nga familjar, miq e fansa. Gjithashtu me debatet e tij dhe argumentet ka arritur të fitojë zemrat e publikut.
Këtë e kemi vërejtur edhe pas mbajtjes së “Prime” natën e mbrëmshme.
Ditën e djeshme në llogarinë e tij në Instagram numëroi 317 mijë fansa ndërsa sot numëron 331 mijë fansa, duke iu rritur me shumë se 14 mijë ndjekës në më pak se 24 orë.