Komuna e Mitrovicës Veriore ka njoftuar që si pasojë e sulmit terrorist mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepenc, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes.
Ky është njoftimi i tyre në Facebook.
NJOFTIM PËR QYTETARËT E MITROVICËS VERIORE
Të nderuar qytetarë, si pasojë e sulmit terrorist mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepenc, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes.
Ju njoftojmë se sot do të vendoset cisterna me ujë të pijes në lagjet e qytetit të Mitrovicës Veriore, sipas orarit të mëposhtëm:
• 13:00 – Lagjja e Boshnjakëve
• 13:45 – Lagjet pranë Spitalit
• 14:30 – Lagjet pranë Stacionit të Policisë
• Vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.