spot_img

Pas tensioneve Greqi- Turqi, Franca dërgon avion ushtarak në Qipron greke

spot_img

Dy avionë luftarakë francezë dhe një aeroplan ateruan sot në Qipron Greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy avionë luftarakë të tipit Rafale dhe një aeroplan ngarkesash C-130 që i përkasin Forcës Ajrore Franceze zbarkuan në bazën ajrore Andreas Papandreou në Paphos, si pjesë e një marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 1 gusht, ka bërë të ditur e përditshmja Politis me seli në Qipron Greke.

Avionët do të qëndrojnë për disa ditë në Paphos, nga ku do të bashkëpunojnë me forcat detare franceze në rajon dhe do të patrullojnë të ashtuquajturën zonë ekskluzive ekonomike që administrata e Qiprios Greke e shpalli në mënyrë të njëanshme.

Franca dhe administrata e Qipron Greke planifikojnë të kryejnë një stërvitje ushtarake ajrore në shtator, megjithëse vende të tjera gjithashtu mund të marrin pjesë në stërvitje.

Sipas mediave lokale më 6 gusht, një marrëveshje e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes e nënshkruar mes dy vendeve në 2017 hyri në fuqi në fillim të muajit.

Administrata e Qiprios Greke dhe Franca zhvillojnë aktivitete në fusha të ndryshme, veçanërisht në Mesdheun Lindor, dhe udhëheqin një partneritet që synon Turqinë dhe Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Muajin e kaluar, pasi Athina kundërshtoi studimin sizmik të bërë nga Ankaraja zyrtare në një zonë në jug të ishullit Meis, ose Kastellorizo, përpjekjet diplomatike gjermane ndihmuan në zbutjen e tensionit midis Turqisë dhe Greqisë.

Mirëpo, tension midis dy fqinjëve i ka ringjallur veprimi i diskutueshëm i Greqisë javën e kaluar për të nënshkruar një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detar me Egjiptin, për të cilën Turqia thotë se shkel shelfin e saj kontinental dhe të drejtat detare.

Turqia njoftoi sot se anija e saj sizmike Oruç Reis do të rifillojë kërkimet në rajon deri më 23 gusht.

Ankaraja ka akuzuar prej kohësh Greqinë për ndjekjen e politikave maksimiste në Mesdheun Lindor dhe ka theksuar se pretendimet e saj detare shkelin të drejtat sovrane të Turqisë.

Turqia, si një shtet garantues i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), vazhdimisht ka kontestuar shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se edhe TRNC po ashtu ka të drejta mbi burimet në këtë zonë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img