Super sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi sapo ka arritur në kryeqytetin italian Roma.
Ish sulmuesi i Fenerbahçës, pritet që nesër edhe zyrtarisht të nënshkruaj kontratë me skuadrën e Lazios, shkruan Albanian News.
Është vet klubi italian ai i cili ka publikuar fotografi, ku shihet Muriqi në Romë me rekuizitat e këtij klubi.
Menjëherë pas publikimit të fotografive, shumë tifoz të Lazios i kanë bërë follow Muriqit, megjithatë njëri që ka rënë më shumë në sy është, Alessandro Matri.
36 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e top klubeve italiane, si Juventus, Milan, Firorentina dhe Lazio.
Kujtojmë që Lazio ka paguar 18 milionë euro për ta marrë Muriqin nga klubi turk Fenerbahce./Albanian News