Milos Kerkez pritet të jetë blerja e tretë e verës për kampionët e Premier League.
21-vjeçari tërhoqi vëmendjen e disa klubeve të mëdha pas një sezoni mahnitës me Bournemouthin.
Babai i futbollistit, Sebastijan Kerkez ka pohuar se transferimi i djalit të tij te Liverpool është një “punë e kryer”.
Duke folur përkrah të birit në emisionin Super Indirektno në YouTube , Kerkez Sr zbuloi se ylli i Cherries ka refuzuar ofertat nga klubet e tjera dhe theksoi besimin e tyre të palëkundur te drejtori sportiv i Reds, Richard Hughes, i cili e solli mbrojtësin në Premier League gjatë kohës së tij në bregun jugor.
Një marrëveshje për yllin hungarez ende nuk është arritur midis kampionëve të Premier Ligës dhe “Qershive”, me Bournemouth që besohet se po pret një tarifë prej 45 milionë funtesh.
“Është vetëm Liverpooli për ne dhe nuk do të shkojmë askund tjetër dhe nuk do të flasim me klube të tjera”, tha ai. “Gjithçka është bërë mes nesh (kushtet personale), thjesht duhet të sqarojmë disa detaje, por në thelb është një punë e kryer”, shtoi babai i futbollistit.
Kerkez, sezonin që lamë pas ishte një nga yjet e Bournemouthit ku i cili bëri 41 paraqitje dhe shënoi 2 gola dhe 6 asistime./IndeksOnline/