Sulmuesi nga Kosova, Andi Zeqiri nuk pritet të luajë ndaj Serbisë dhe Bjellorusisë, pasi ka pësuar lëndim në humbjen 3-0 të Baselit nga Young Boys.
Lojari me prejardhje nga Kosova pësoi lëndim të rëndë dhe u detyrua ta lëshonte fushën në lot.
Zeqiri ishte i ftuar nga Zvicra për sfidat fillimisht ndaj Serbisë dhe Bjellorusisë, ndërsa më vonë do të luajnë ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani në vitin 2024.
Duket se ky lëndim do ta penalizoj atë nga këto ndeshje dhe në shikim të parë, ai do të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushe.
Përveç tij, të ftuar nga Helvetikët janë ftuar dhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa as ky i fundit nuk do të mund të paraqitet shkaku i lëndimit.