spot_img

Pasagjeri nuk përmbahet, i kafshon krahun punonjëses së avionit

spot_img

Një avion i “All Nippon Airways” që ishte nisur për në SHBA u detyrua të kthehej në Tokio pasi një pasagjer i dehur kafshoi një anëtar të ekuipazhit në mes të fluturimit.

Pasagjeri që thuhet se është një amerikan 55-vjeçar, ishte “shumë i dehur” kur ai kafshoi krahun e një punonjëseje kabineti, duke e plagosur lehtë. Mediat japoneze thanë se pasagjeri i tha policisë se kishte marrë një pilulë gjumi dhe nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur.

Avioni, i cili thuhet se kishte 159 pasagjerë në bord, ishte mbi Oqeanin Paqësor kur ndodhi incidenti, duke i shtyrë pilotët e tij të ktheheshin në aeroportin Haneda të Tokios. Atje pasagjeri 55-vjeçar u dorëzua në polici.

Ky është incidenti i dytë që prek “ANA” në ditët e fundit dhe i pesti që përfshin industrinë japoneze të aviacionit brenda disa javësh. Të shtunën, një avion u kthye në Japoni pasi u zbulua një plasaritje në dritaren e kabinës. Plasaritja u shfaq në pjesën më të jashtme të katër shtresave të dritares që rrethonin kabinën dhe nuk pati të lënduar në bord.

NGJARJE TË TJERA

spot_img